Skandalet e Higuain te MLS s’kanë të ndalur, konfrontohet me gjyqtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq

12:36 | 19 Tetor 2020

Higuain vazhdon me skandale në MLS, konfrontohet me gjyqtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq.

Gonzalo Higuain nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në MLS.

Ylli argjentinas iu bashkua javë më parë skuadrës Inter Miami nga Juventus, por qysh në debutim ishte skandaloz.
Ai kishte humbur një penallti e pastaj ishte përleshur me kundërshtarët.

Inter Miami përsëri ka pësuar humbje, kësaj radhe në udhëtim te Montreal Impact.

Higuain pas përfundimit të ndeshjes është konfrontuar me gjyqtarin kryesor duke u ankuar për disa raste.

Gjithsesi replikat e ashpërta të tij kanë bërë që kryesori ta ndëshkoj me karton të kuq yllin argjentinas.

Gjyqtari Tim Ford e ndëshkoi Higuainin për gjuhë ofenduese, fy’ese dhe abu’zuese, raporton faqja zyrtare e MLS-së.

Higuain do të humbas ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Orlando Cityt.

Që kur iu bashkua Inter Miamit më 18 shtator, Higuain ka zhvilluar gjashtë ndeshje duke shënuar vetëm një gol e duke bërë një tjetër asistim.

Komento: