Reali sërish me mungesa të mëdha, kthehen Carvajal dhe Varane.
Ashtu si kundër Getafes, edhe kundër Cadiz, Reali do të jetë me mungesa të mëdha.
Përveç Eden Hazard e Sergio Ramos që mungojnë tash e një kohë e Lucas Vasquez, s’do te jenë Toni Kroos, Mendy, Luka Modric e as Fede Valverde.
Lajmi i mirë është rikthimi i Dani Carvajal dhe Raphael Varane.
Dani ka vuajtur me shumë dëmtime këtë sezon, derisa Varane kthehet pas izolimit dy javor për shkak se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.
Zinedine Zidane ka ftuar katër futbollistë të akademisë, Chust dhe Miguel mbrojtës dhe Arribas e Blanco mesfushorë, raporton Gazeta Express.
Skuadra e Real Madridit:
Portierë: Courtois, Lunin and Altube.
Mbrojtës: Carvajal, E. Militão, Varane, Nacho, Marcelo, Odriozola, Chust dhe Miguel.
Mesfushorë: Casemiro, Isco, Arribas dhe Blanco.
Sulmues: Benzema, Asensio, Vini Jr., Mariano dhe Rodrygo.