Skenari i ‘frikshëm’ i shortit për kampionin në fuqi: Chelsea mund të takohet me këto skuadra

16:10 | 25 Gusht 2021

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e shortit nesër (e enjte), me kampion Chelsean që do të mësojë kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve. Shorti do të hidhet në Stamboll të enjten, vetëm 89 ditë pasi Blutë ngritën trofeun e famshëm në Porto pasi mposhtën në finale Manchester Cityn.

Skuadra londineze gëzoi një fillim pothuajse të përsosur nën Thomas Tuchel, duke përfunduar brenda katër të parëve të Ligës Premier dhe duke fituar Ligën e Kampionëve pas mbërritjes së tij në janar.

Goli i Kai Havertz në fitoren 1-0 ndaj Man City në maj ka hyrë në histori dhe Blutë do të shpresojnë të mbrojnë titullin e tyre në 2021/22.

Chelsea aktualisht konsiderohet favoriti i katërt për këtë garë, pas Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich.

Të gjitha këto janë spekulime, por një gjë është e sigurt: skuadra e Tuchel nuk do të ketë një rrugë të lehtë për në finalen e vitit të ardhshëm në Shën Petersburg.

Nuk duhet ende se me kë do të përballet Chelsea në fazat e grupeve derisa shorti të bëhet në orën 5 pasdite të enjten në Turqi, por dihet se me kë ata mund dhe nuk mund të përballen.

Tifozët e Chelseat do të shpresojnë se mysafirët zyrtarë të UEFA -s, Branislav Ivanovic dhe Michael Essien do të dëshmojnë se janë fatsjellës për skuadrën.

Duke fituar trofeun e sezonit të kaluar, Chelsea do të jetë në Vazon 1 së bashku me fituesit e gjashtë ligave më të mira evropiane – Atletico Madrid (La Liga), Bayern Munich (Bundesliga), Man City (Liga Premier), Inter (Serie A), Lille (Ligue 1) dhe Sporting Lisbon (Primera Liga) – dhe fituesi i Ligës së Evropës Villarreal.

Ndryshimi në dominimin tradicional të ligave kryesore të Evropës do të thotë se ka disa emra të mëdhenj në Vazo 2 – dhe Chelsea do të përballet me njërën nga ato.

Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund janë skuadrat në Vazo 2.

Rregullat thonë se skuadrat nuk mund të përballen me ato nga i njëjti vend në fazat e grupeve, që do të thotë se një takim me United ose Liverpool është jashtë mundësive.

Por, kjo do të thotë që Chelsea do të përballet me një nga Real Madrid, Barcelona, Juventus, PSG, Sevilla ose Dortmund në fazat e grupeve.
Përtej atyre lidhjeve, Chelsea mund të përballet me ndonjë nga ekipet e mbetura në Vazo 3 dhe 4.

Jo çdo gjë është konfirmuar, me ndeshjet e kthimit të tri fazave kualifikuese që do të zhvillohen të mërkurën në mbrëmje, por shumica e kundërshtarëve të mundshëm të Blues janë të njohur.

Vazo 3 aktualisht ka FC Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit St Petersburg dhe Benfica në të.
Vazo 4 është Club Brugge, Young Boys, AC Milan, Malmo dhe Wolfsburg.

Mundësitë e mbetura, për secilën vazo, janë Besiktas, Dynamo Kyiv, RB Salzburg ose Brondby, Monako ose Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb ose Sherif Tiraspol.

E gjithë kjo do të thotë, për shembull, Chelsea mund të takohet me Real Madridin – fitues të katër nga tetë kompeticionet e fundit – si dhe finalistët e Ligës së Evropës 2017, Ajax dhe Milanin.

Në mënyrë të ngjashme, një grup që përmban PSG – të cilët kanë Lionel Messin, Neymar dhe Kylian Mbappe – Porton dhe kampionët belg Club Brugge do të ishte i vështirë.

Këto janë mundësitë. Chelsea do të zbulojë fatin e tyre të enjten në mbrëmje.

Komento: