Skender Hyseni: Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni

21:01 | 30 Mars 2023

Hyseni: Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni.

Ish-anëtari i ekipit negociator të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se nuk ka më asnjë dyshim se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të zbatohet.

Ai thotë në emisionin Pressing në T7 se vetëmenaxhimi është vetëm lojë fjalësh.

“Nuk e di çfarë çoroditje është kjo. Asociacioni do të zbatohet pasi është marrëveshje ndërkombëtare.”, tha ai.

Hyseni shtoi se ai frikësohet se do të ketë më shumë se sa Asociacion, sipas asaj që ka lexuar në marrëveshje.

“Ia kam frikën se ajo që pranoi Kurti mund të jetë më shumë se Asociacioni”, shtoi ai.

Komento: