Skender Hyseni: Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit pikë për pikë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skender Hyseni: Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit pikë për pikë

23:36 | 21 Korrik 2021

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit dhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli.

Hyseni në Pressing të T7 ka thënë se Kurti do ta zbatojë marrëveshjen e Uashingtonit ‘pikë për pikë’.

Ai tha se njohja nga shteti i Izraelit do të konsiderohet si moment kyç i një kthese të rëndësishme.

“Marreveshjen e Uashingtonit Kurti duhet ta zbatojë pikë për pikë. Kosova nuk ka kurrfarë gjasash të bëjë anëtarësim të ri pa mbeshtetjen e partnerëve të rëndësishëm në botë. Jo shumë kohë prej sot do të konsiderohet si një moment kyc për një kthesë të rëndësishme”, ka thënë Hyseni.

Komento: