Skuadër tjetër e njohur me masa drastike për ulje të pagave

22:47 | 27 Mars 2020

Edhe një tjetër skuadër e njohur me masa drastike për ulje të pagave.

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Pasi gjunjëzoi Italinë, tashmë është radha e Spanjës për t’u përballur me virusin vdekjeprurës.

Shteti spanjoll mban vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të viktimave nga “Covid-19”, duke ia kaluar dhe Kinës.

Kampionati spanjoll ka disa javë që është pezulluar dhe ende nuk dihet se kur ai do të rinisë, pasi situata po përkeqësohet dita-ditës.

Klubet e La Liga kanë filluar të marin masat e para, duke shkurtuar rrogat e futbollistëve dhe stafeve të klubit.

I fundit që i bashkohet është Espanyol. Skuadra nga Katalunja ka njoftuar se duke filluar që nga ekipi i parë, ekipi i dytë dhe ekipi i femrave, do t’u mbahen 70% e pagës. Këtu nuk përjashtohen as stafet, mjekët apo punëtorët e klubit.

Komento: