Skuadra angleze e do me çdo kusht Bale

19:26 | 11 Maj 2020

Bale bëhet prioritet i Newcastle.

Ylli uellsian mund të rikthehet në Premierligë gjatë verës që vjen për t’ju bashkuar Neëcastlet. Interesim për futbollistin e Real Madridit kanë shfaqur edhe Manchester Unitedi dhe Tottenhami

Neëcastle United e ka bërë Gareth Balen si objektivin kryesor për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Express”.

Klubi Bardhezi po planifikon të bëjë përforcime të mëdha gjatë verës që vjen pasi këtë klub e kanë marrë në dorë pasanikët arabë.

Dhe, përfaqësuesi uellsian mund të jetë njëri prej përforcimeve të “Magpies”.

Ish-futbollisti i Tottenhamit mund të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni.

Për të flitet se interesim ka shfaqur edhe Manchester Unitedi, por edhe vetë “Spurs”.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të tij në Angli, e me gjasë në “St James’ Park”.

Komento: