Skuadra angleze ia merr yllin e madh nga duart Milanit

15:43 | 05 Janar 2020

Që nga vera, kur Juventus e nënshkroi atë nga Sassuolo, Merih Demiral ka qenë një emër i pëfolur në tregun e transferimeve.

Sigurisht, pasi mbrojtësi turk ka luajtur pak në pjesën e parë të sezonit, thashethemet morën edhe më shumë hov në afatin e janarit, përcjell ORAinfo.

Siç është raportuar nga Corriere Dello Sport ,Leicester janë shumë serioz në ndjekjen e lojtarit, megjithëse oferta e tyre e parë prej 30 milion eurosh u refuzua nga Bianconeri.

Tani, ata janë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre në 40 milion €. Demiral po kërkohet edhe nga Milan./ORAinfo/

Komento: