Skuadra e Bundesligës vihet pas Granit Xhakën

14:50 | 20 Dhjetor 2019

Hertha Berlin vihet pas Granit Xhakës.

Jurgen Klinsmann dëshiron të korr suksese të mëdha të Hertha Berlin, dhe transferimi i parë që do t’i bashkohet këtij projkti, mund të jetë Granit Xhaka.

Sipas gjermanes Bild, tashmë Hertha ka bërë ofertën e parë për Granit Xhakën, që po kalon një sezon të trazuar në Premierligë te Arsenal, përcjell lajmi.

Skuadra gjermane po kërkon transferimin e Xhakës që në afatin kalimtar të janarit.

Arsenal mendon se vlera e Xhakës sillet mes 20-30 milionë euro. Një huazim me mundësi blerje në fund të sezonit, është shumë i mundur.

Granit Xhaka në të kaluarën ka qenë pjesë e Bundesligës, ku nga Borussia Monchengladbach është transferuar te Arsenal.

Sezoni pranveror në Bundesligë fillon më 25 janar, Hertha në ndeshjen e parë takohet me Ëolfsburg, dhe Granit Xhaka ka shumë mundësi të jetë pjesë e asaj ndeshje.

Komento: