Skuadra e Interit insiston për yllin e Chelseas

00:00 | 02 Janar 2020

Skuadra e Interit po insiston për yllin e Chelseas.

Inter janë duke e monitoruar nga afër gjendjen e sulmuesit të Chelsea, Olivier Giroud.

Oliver Giroud konsiderohet tepër i vjetër për Premier Ligën dhe mund të largohet që nga muaji janar.

Sipas Calciomercato, skuadra italiane është duke përcjell atë nga afër, por është duke hasur në konkurrencë të fortë nga Lyon dhe disa klube tjera europiane që janë të interesuara për francezin.

Giroud dëshiron që të largohet këtë muaj nga Stamford Bridge.

Arsyeja është se ai dëshiron të këtë më shumë minuta të luajtur në mënyrë që të merr ftesë nga Franca për Euro 2020.

Komento: