Skuadra e madhe evropiane futet seriozisht në garë për Rashicën

18:27 | 23 Korrik 2020

Klubi i madh evropian futet seriozisht në garë për shërbimet e Milot Rashicës.

Milot Rashica pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Werder Bremen.

Ylli kosovar është duke u kërkuar nga Leipzig, por mediumi anglez ‘The Telegraph’ sot ka raportuar se për vushtrriasin po interesohet edhe Dortmundi.

Sipas ‘The Telegraph’ Manchester United dëshiron transferimin e Jadon Sanchos, derisa ‘Milionerët’ e shohin Rashicën si zëvendësues ideal të yllit anglez.

24 vjeçari ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë te Werderi në sezonin e fundit, derisa gjatë kësaj vere pritet ta bëjë hapin e radhës në karrierë.

Komento: