Skuadra e njohur me ofertë të majme për Elseid Hysajn

18:06 | 29 Shtator 2020

Skuadra e njohur me ofertë të majme për futbollistin, Elseid Hysajn.

E ardhmja e Elseid Hysajt mund të jetë në Superligën e Rusisë.

Është skuadra e madhe e këtij vendi, Spartak Moscoë, që po kërkon shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Spartak ka paraqitur një ofertë prej shtatë milionë euro te Napoli për shërbimet e Hysajt, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2021.

Elseid Hyajt i është ofruar kontratë tri vjeçare, ku do të fitojë tre milionë euro në sezon.

Në Rusi luan edhe anësori nga Kosova, Bernard Berisha, që është pjesë e Akhmat Grozny.

Komento: