Skuadra e Premierligës me ofertë ‘marramendëse’ për Bale

18:55 | 12 Maj 2020

Skuadra e Premierligës me ofertë të papritur për Gareth Bale.

Gareth Bale po vazhdon të tërheq interesim te një numër i madh klubesh.

Ylli uellsian e ka të sigurt largimin nga Real Madrid, me trajnerin Zinedine Zidane që nuk llogarit në shërbimet e tij.

Inter Miami i David Beckham, po punon shumë për një transferim të Bale në MSL, por ofertat nuk mungojnë edhe nga Premierliga.

Ish skuadra e tij, Tottenham, gjithashtu po mban sytë tek të gjitha lëvizjet e Bale, duke mos përjashtuar mundësinë për rikthimin e tij në Londër.

Por, sipas FourFourTwo, është tani edhe Neëcastle që ka hyrë në garë për Bale, duke ofruar një pagë të mirë për të, e po ashtu edhe një ofertë të kënqshme për Real Madrid, prej 60 milionë euro. përcjell lajmi.net.

Neëcastle United shumë shpejtë do të bëhet me pronar të rinj, të cilët kanë përgatitur një projekt gjigant për skuadrën e Premierligës, për të shndërruar atë në një fuqi të madhe evropiane në futboll.

Komento: