Skuadra e Rashicës pëson një goditje të madhe

23:11 | 04 Mars 2020

Skuadra e Rashicës ka pësuar një goditje të madhe.

Werder Bremen ka pësuar goditjen e radhës në një ndër sezonet më të dobët në histori që po kalon.

Skuadra e Kohfeldt është eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Gjermanisë, pasi u mposht 2:0 nga Eintracht Frankfurt.

Andre Silva (45+6’) dhe Kamada (60’) realizuan në këtë sfidë.

Milot Rashica luajti për 90 minuta, por e kishte vështirë të linte shenjë pas formës së dobët që po kalon ekipi i tij.

Ndryshe, Frankfurt kalon në gjysmëfinale pas këtij triumfi.

Komento: