Skuadra italiane vë në shënjestër Muriqin

18:21 | 30 Prill 2020

Vedat Muriqi po vazhdon të jetë i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.

Napoli ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin e Kosovës.

Media e futbollit turk “Fanatic” raporton se drejtuesit e “të kaltërve” po tentojnë të bindin futbollistin e Fenerbahçes për ta sjellë 26-vjeçarin në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.

Teksa dy sulmuesit e tjerë të Napolit Dris Mertens dhe Jose Callejon janë pranë përfundimit të kontratës me Napolin në fund të këtij edicioni, ndërsa Milik kërkohet nga Juventusi, tek Napoli ka lindur nevoja për gjetjen e një “bomberi” të ri.

Klubi napolitan do të ndeshë në konkurencën e fortë me Tottenham, i cili ka tentuar që prej janarit ta bindë Fenerbahçen për të blerë Muriqin.

Komento: