Skuadra nga Bundesliga sfidon koronavirusin, nesër nis stërvitjet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Skuadra nga Bundesliga sfidon koronavirusin, nesër nis stërvitjet

22:44 | 29 Mars 2020

Borussia Dortmund nesër nis stërvitjet.

Borussia Dortmund do të kthehet në stërvitje të hënën por do të jetë i kufizuar në grupe prej dy personash ndërsa ata kërkojnë të respektojnë kufizimet në vend si rezultat i koronavirusit.

Pandemia e Covid-19 ka bërë që futbolli në të gjithë botën të ndalohet dhe detyruar organet drejtuese të futbollit të shtyejnë Euro 2020 dhe Kupën e Amerikës për një vit.

Ndërsa nuk ka asnjë lajm se kur ligat do të rikthehen në veprim, Dortmund po punon për t’i mbajtur lojtarët e tyre të aftë dhe po marrin masa për të kufizuar rrezikun e infektimit të lojtarëve dhe stafit, transmeton lajmi.net.

Mesfushori Emre Can mezi pret që të rikthehet në punë, edhe nëse nuk do të jetë me të gjithë shokët e tij të skuadrës.

“Është e rëndësishme që të kthehemi në fushë”, tha për Sport1 ish-ylli i Liverpool dhe Juventus, Can, partneri i të cilit në stërvitje do të jetë Mahmoud Dahoud. “Nuk do të jetë e mërzitshme”.

Komento: