Sky Sports: Mbappe po negocion rinovimin e kontratës me PSG-në

22:16 | 24 Gusht 2023

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe vazhdon të jetë protagonisti i madh i afatit kalimtar veror dhe mendohet se kështu do të jetë edhe për shumë kohë.

Kjo pasi, sot Sky Sports hodhi bombën, duke shkruar se Mbappe është në negociata me PSG-në për të rinovuar kontratën e tij që skadon në vitin 2024.

Sipas këtij mediumi, në tavolinë janë dy opsione. E para është nënshkrimi i një viti më shumë, deri në vitin 2025 dhe i dyti është nënshkrimi i një kontrate të re dhe me kushte të reja.

Në këtë mënyrë Mbappe nuk do të largohet falas nga PSG vitin e ardhshëm, diçka që klubi francez kërkon ta shmangë me çdo kusht.

Ndërkohë, te Real Madridi mbeten të vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh dhe nga brenda e kanë ditur prej shumë kohësh se përjashtohej mundësia e rinovimit të lojtarit.

Nga ana tjetër, Bild shkruante se Los Blancos do të paraqesin një ofertë për Mbappen në fund të kësaj jave, në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Komento: