Sllovenia: E mbështesim procesin e dialogut, Serbia mos të lobojë kundër Kosovës

19:03 | 22 Prill 2024
sllovenia:-e-mbeshtesim-procesin-e-dialogut,-serbia-mos-te-loboje-kunder-kosoves

Samuel Zhbogar, ambasadori i Sllovenisë në KS të OKB-së, ka thënë se e mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës theksoi se pa dialog nuk asnjë alternativë tjetër për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të implementojnë me prioritete të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut. Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shkon me ofrimin e një mjedisi të sigurt e përparimtar për serbët në Kosovë”, ka thënë Zhbogar. /Klankosova.tv

Komento: