Sllovenia heq karantinën për disa shtete, çfarë vendimi ka marrë për Kosovën?

11:21 | 28 Shtator 2020

Qeveria e Sllovenisë ka ndryshuar disa masa pas vlerësimit të Situatës Epidemiologjike. Sllovenia ka vendosur të heq karantinën dhe lëvizjen pa test për disa shtete.

Por, pavarësisht rënies së mumrave në Kosovë, Sllovenia ka vendosur të mbajtë shtetin tonë në listën shteteve me rrezikshmëri duke mos hequr masat paraprake.

Për të kaluar në Slloveni, kosovarët ende duhen të kenë një test PCR negativ, ndryshe duhet t’i nënshtrohen karantinës.

Qeveria e këtij shteti ka vendosur të hap kufijt për Qipron, Finlandën, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Australinë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re, Serbinë dhe Uruguajin.

Komento: