S’merren vesh për pronë, djali sulmon fizikisht babanë e tij në Gjakovë

11:33 | 18 Shkurt 2024
s’merren-vesh-per-prone,-djali-sulmon-fizikisht-babane-e-tij-ne-gjakove

Një person është arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij për një mosmarrëveshje pronësore.

Pas sulmit, viktima ka marrë nihmë mjekësore.

“Gjakovë / 17.02.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Komento: