Sokol Halili dyshohet se vrau veten në shtëpinë e familjes së tij

14:36 | 02 Dhjetor 2022

Sokol Halili ka vrarë vetën pasi që Policia e Kosovës kishte lokalizuar vendndodhjen e tij.

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë ka vrarë veten në fshatin Davidovc të Shtimes, në një shtëpi të familjes së tij.

Lajmin e ka konfrimuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve tē Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, që nga ngjarja e cila ndodhi rreth orës 18:00, mbrëmjen e 30 nëntorit e deri më tash kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe Sokol Halili ishte në arrati.

Komento: