Solskjaer është shkarkuar!

09:21 | 21 Nëntor 2021

Bordi i Man Utd ka shkarkuar Solskjaerin, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi anglez.

Bordi drejtues i Manchester Unitedit thuhet se ka marrë vendim gjatë të shtunës mbrëma për ta shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Humbja e fundit turpëruese nga Watford me rezultat 4-1 si duket ka mbushur kupën e drejtuesve të Old Trafford, pasi Unitedi gjendet tashmë larg garës për titull në Ligën Premier.

Bordi i klubit thuhet se ka vendosur të shkarkojë trajnerin Solskjaer pas pesë orësh bisedime të brendshme.

Klubi anglez tani po punon për kompensimin dhe marrëveshjen me shkrim me Solskjaer, pasi thuhet se do të jetë ‘marrëveshje reciproke’.

Darren Fletcher dhe Micheal Carrick janë gati si zgjidhje të përkohshme për ta drejtuar Unitedin dhe ata tashmë janë duke pritur për vendimin përfundimtar të klubit.

Konfirimi i shkarkimit të norvegjezit pritet të vijë sot (e diel) gjatë ditës, posa të miratohet vendimi i pronarit Joel Glazer.

Komento: