Solskjaer vazhdon me fitore, mposht Newscastlen

23:11 | 02 January 2019

Ole Gunnar Solskjaer ka vazhduar me formën e mirë me Manchester United edhe pas javës së 21-të.

‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të marrin tre pikë nga udhëtimi në ‘St James Park’, duke e mundur 0-2 Newcastle United.

Që prej shkarkimit të Jose Mourinhos në dhjetor, trajneri i përkohshëm Solskjaer e ka drejtuar skuadrën në mënyrë frymëzuese, derisa fitorja e sotme 2-0 ndaj Neëcastle Unitedit në telashe për të mbijetuar në ligën elitare angleze, ishte e para e tij pa pranuar gol, raporton Gazeta Express.

Në tri ndeshjet e kaluar, Unitedi fitoi bindshëm duke i shënuar të paktën tri gola dhe më së shumti pesë, por në të gjitha prej tyre e pranoi nga një gol.

Por David De Gea e ruajti portën e paprekur ndaj Neëcastle, dhe “Djajtë e kuq” i afrohen edhe më shumë pozitës së katërt në Premierligë, vendi i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas një pjesë të parë të dobët, vizitorët nga Mançesteri thyen akullin kur akrepat shëonin pak më shumë se një orë lojë.

Vetëm një minutë pasi u fut në lojë nga stoli, Romelu Lukaku shënoi golin e epërsisë së Unitedit në prekjen e tij të parë të topit që iu kthye atij pas goditjes së fuqishmë të Marcus Rashfordit nga gjuajtja e lirë.

Edhe një lojtar tjetër i Unitedit që i kishte munguar gjatë skuadrës nën udhëheqjen e Mourinhos la shënjat e tij në këtë takim, Alexis Sanchez.

Kiliani asistoi për Marcus Rashfordin, i cili realizoi për ta dyfishuar epërsinë e Manchester Unitedit dhjetë minuta para fundit.

Neëcastle, që lufton për të mbijetuar në Premierligë këtë sezon, nuk i shfrytëzoi rastet në pjesën e parë, dhe qe e i pafuqishëm për ta dëmtuar Unitedin në pjesën e dytë.

Unitedi tani grumbullon 38 pikë në vendin e gjashtë, tri më pak se Arsenali një pozitë më lartë dhe gjashtë më pak se vendi i katërt, Chelsea.

Neëcastle mbetet e 15-ta me 18 pikë, vetëm një më shumë se vendi i 18-të, Southamptoni.

Komento: