
Lamtumira e fundit do t’i jepet në orën 15:00 në varrezat e fshatit.
Hoxha u ther për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza i njohur me nofkën “Kalorësi i Dragashit”.
Sipas informacioneve të grumbulluara nga Klan Kosova, hoxha u godit pesë herë me thikë për një copë toke që viktima e kishte kositur. Kur vepra u krye, me të birin Beshirin ishte edhe i ati.
Ai u largua nga vendi e njoftoi banorët në një kafiteri për incidentin, teksa biri arratisej. Në ndihmë viktimës i pari doli doktori, Alden Mrcolar, që atë kohë qe jashtë orarit.
Për të kapur në pranga keqbërësin e dyshuar u nevojit e tërë mbrëmja deri në orët e paradites të së martës.
Policia kishte angazhuar njësitin K-9, dronët termik, po ashtu edhe kufitarët për shkak të territorit që ta prangosin atë. Por, ky s’shkoi në qeli vetëm, pasi pak orë më vonë iu bashkua edhe babai që dyshohet se ngarkohet me veprën penale, “Mosdhënie e ndihmës”.
Për rastin janë ende duke u kryer hetime, por sipas burimeve të Klanit edhe nëna e Hamzës u përfshi duke e shtyrë që ta kryejë vrasjen.