Sot i jepet lamtumira e fundit Madeleine Albrightit

08:57 | 27 Prill 2022

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit ish-sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Udhëheqësit politikë dhe personalitete të ndryshme të botës do të kujtojnë Madeleine K. Albright, gruan e parë që shërbeu si sekretare e shtetit, në një ceremoni mortore që do të mbahet në Katedralen Kombëtare në Uashington D.C.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një eulogji, ashtu si edhe ish-presidenti Bill Clinton dhe gruaja e tij, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton.

Albright ishte një figurë qendrore në administratën e Presidentit Bill Clinton. Ajo së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomate e lartë e vendit në mandatin e saj të dytë.

Albright, nxiti që NATO të ndërhynte në Kosovë për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik, e shkaktuar nga regjimi i Millosheviqit.

Për kontributin e saj për pavarësinë e Kosovës, më 2019, u zbulua në Prishtinë edhe busti për nderë të saj.

Komento: