Sot mos dilni pa çadër

09:06 | 12 Nëntor 2022

Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Komento: