
Nis sot vaksinimi anti-COVID në Shqipëri, Rama del me mesazh.
Sot në Shqipëri, nis vaksinimi anti-COVID.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndau një video në rrjetet sociale duke sinjalizuar nisjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.
Rama tha se sot nis faza e ofensivës së madhe për largimin e virusit nga ‘jeta jonë’.
“MIRËMËNGJES dhe disa orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri shqiptar.