Sot një banesë në Prishtinë u përfshi nga zjarri, dalin pamje brenda saj

20:08 | 01 Shkurt 2021

Brenda banesës e cila u përfshi nga zjarri sot në Tophane.

Sot rreth orës 15:30 një banesë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.

Nga ky incident që është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nuk raportohet për të lënduar.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”.

“Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”.

Klan Kosova mëson se si shkaktar i zjarr mund të ketë qenë një defekt në energjinë elektrike.

Klani ka siguruar pamje brenda banesës ku ndodhi edhe zjarri nga fotografi Arben Restelica.

Komento: