Sot qytetarët të kënaqur me testin e unazës qarkore të Përparim Ramës

23:00 | 24 Prill 2022

Komuna e Prishtinës bëri një eksperiment mbi trafikun e ngarkuar.

Për dallim nga e shtuna, sot qytetarët të kënaqur me testin e unazës qarkore të Përparim Ramës.

Qytetarët thonë se Prishtina është në atë gjendje që vështirë ndonjë vendim mund të bëjë zgjidhje. Shumë prej tyre ishin të kënaqur. Pjesa e dytë e testit në Prishtinë, me më pak kolona.
Testi për largimin e kolonave nga Prishtina ka vazhduar edhe këtë të diele. Për dallim nga një ditë më herët, këtë ditë nuk pati kolona të gjata. Arsyeje mund te jetë edhe vikendi.

Por, çka mendojnë qytetaret? Për dallim nga e shtuna, ne dytin e vikendit kishte nga ata qytetarë qe besonin në testin e Ramës.

E dikush thotë se Prishtina është në atë gjendje që vështirë ndonjë vendim mund të bëjë zgjidhje.
Testi i unazës qarkore përfundon këtë të diele dhe nuk dihet nëse do të vazhdoj edhe vikendeve të tjera.

Komento: