Sot vjen në Kosovë shefi i zyrës së DFC në Serbi

10:33 | 24 Shtator 2020

Shefi i zyrës së DFC në Serbi sot vjen në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Korporatës Amerikane për Zhvillim dhe Financa (DFC) në Beograd, John Jovanoviq, do të vizitojë Kosovën sot, konfirmoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

“Falënderoj Radio Televizionin e Serbisë për mundësinë për të takuar drejtorin e ri menaxherial të zyrës së DFC që mbulon Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun. John do të jetë në Prishtinë të enjten për të avancuar agjendën e Shtëpisë së Bardhë për bashkëpunimin ekonomik rajonal”, shkroi ambasada në Twitter.

Jovanoviq u emërua kryetar i zyrës së DFC, e cila u hap zyrtarisht në Beograd, në prani të të dërguarit të Trump Richard Grenell dhe shefit të DFC Adam Boler.

Komento: