Sot zhvillohet një përballje interesante në Superligën e Kosovës

09:22 | 21 Nëntor 2021

Sot zhvillohet ndeshja interesante mes Llapit dhe Ballkanit.

Llapi dhe Ballkani do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen mbyllëse të javës së 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Java e 14-të në Superligën e Kosovës e mbyll sot siparin me vetëm një ndeshje në orar.
Bëhet fjalë për takimin mes ekipin në formë Llapit dhe liderit të deridjeshëm Ballkanit.

Llapi është nikoqir i Ballkanit në këtë ndeshje e cila pritet të zhvillohet në stadiumin në Merdarë me fillim nga ora 13:30.

Vendasit e Tahir Batatinës synojnë fitoren e radhës për t’u ngjitur edhe më lartë në tabelë, ndërsa ekipi i Bekim Isufit synon ta rikthej pozitën e parë.

Komento: