Southgate tregon arsyen pse më në fund e aktivizoi si startues Jadon Sanchon

20:54 | 03 Korrik 2021

Anësori, i cili sapo ka nënshkruar për Manchester United nga Borussia Dortmund, do të fillojë në krahun e djathtë këtë mbrëmje.

Deri më tani ai ka dalë vetëm një herë nga pankina gjatë turneut, pasi zëvendësoi Bukayo Saka në Romë.

Southgate shpjegoi pse akitivizoi Sanchon, i cili kushtoi United 73 milion funta, për shkak të aftësive të tij agresive të driblimit.

Ai i tha BBC: “Duket sikur Ukraina do të rrështohet me pesë mbrojtësa në pjesën e prapme.

“Ka qenë një sfidë e madhe për të aktivizuar gjithë lojtarët sulmues sepse kemi shumë.

“Ne nuk mund t’i mbajmë të gjithë të lumtur, por profili i Jadon Sancho na nevojitet për këtë lojë – na duhen specialistë në duele një-ndaj-një – ai e ka atë aftësi.

“Stadio Olimpico është një teatër i shkëlqyer. Unë mendoj se ka qenë mirë për ne që të largohemi nga Wembley, por ne do të zbulojmë gjatë 90 minutave të ardhshme nëse kjo do të jetë një faktor vendimtar për ne.

“Ne e dimë që parashikimi i motit është jashtëzakonisht i nxehtë. Është një natë e bukur për futbollin.

“Ukraina ka pasur një ecuri fantastike dhe tashmë ka shkuar më larg se çdo ekip i tyre në të kaluarën në Kampionatin Evropian.

Komento: