Spalletti me fjalë të mëdha për Mourinhon

21:34 | 23 Tetor 2021

Ende pa u zhvilluar, derbi mes Napolit dhe Romës ka filluar të nxehet.

Napoli i cili ka fituar tetë ndeshje radhazi në këtë start të kampionatit, do të përballet me skuadrën e Romës të Jose Mourinhos në duelin e xhiros së nëntë në Serie A.

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka folur në konferencë për shtyp para takimit, ku ka thurrur lavde për Jose Mourinhon, duke thënë se ai ka përmirësuar cilësinë në secilat kampionate ku ka menaxhuar.

“Roma-Napoli është ndeshja ime, ndeshja e jetës sime. Por Roma kurrë nuk do të jetë armike për mua. Nuk ka të kaluar për të mposhtur, por një sfidë për të provuar të fitosh.

“Ndeshja do të jetë e komplikuar dhe ne e dimë, Roma mund të luajë me këdo sepse është e fortë dhe me një trajner shumë të fortë. Mourinho përmirëson cilësinë e kampionateve në të cilat stërvitet, e kam ndjekur gjithmonë me interes. Më pas do të dalim në fushë dhe do të shohim se si do të reagojnë dy skuadrat: Jam i bindur se do të dimë se në cilën rrugë të shkojmë”.

Napoli mbërrin pas një ecurie të jashtëzakonshme: “8 fitoret radhazi të japin urinë e duhur për të provuar të fitosh sërish dhe për të vazhduar për tridhjetë ndeshje të tjera. Është në terma afatgjatë që ne shohim profesionalizmin dhe forcën e një grupi”.

“Nuk do t’i meritoja fishkëllimat e Olimpico-s, sepse e di se sa pasion dhe dashuri i kam dhënë Romës. Nëse ka, do t’i duroj duke kujtuar kur më brohoritën. Do të duhet të jemi reagues ndaj lojës së Romës, ata kanë zgjidhje të ndryshme dhe arrijnë t’ju sulmojnë në shumë mënyra. Ne do të duhet të përgjigjemi me egërsi.

I pyetur për humbjen 6-1 të pësuar të Romës, Spalleti u përgjigj: “Do të kisha preferuar që të mos kishin humbur!”

Komento: