
Koronavirusi ka prekur shumë figura të njohura të sportit.
Një lajm i tmerrshëm vjen nga Dakar.
Ish presidenti i skuadrës franceze, Pape Diouf, ka humbur betejën me COVID-19 këtë mbrëmje në Dakar, duke ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare.
Gjatë ditës është raportuar se ai është shtrirë në spital shkaku i gjendjes së tij të përkeqësuar, dhe pak orë më vonë ai ka ndërruar jetë.
Pape Diouf ka qenë në krye të Marseille gjatë viteve 2005-2009.
