Sportisti shumë i njohur rezulton pozitiv me koronavirus, kjo është gjendja e tij

20:54 | 13 Korrik 2020

Sportisti shumë i njohur ka rezultuar pozitiv me virusin e njohur si koronavirus.

Ylli i Houston Rockets, Russell Westbrook ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo u bë e ditur përmes vet basketbollistit në një postim në llogarin e tij personale në Twitter.

Ai ka njoftuar se tashmë është karantinuar dhe sapo të shërohet do të bashkohet me skuadrën në Florida, aty ku do të vazhdojë sezoni i NBA.

Kujtojmë se në fund të këtij muaji, do të rifillojë sezoni i NBA në Disney Ëorld, Florida – por deri tani situata nuk ka qëndruar aspak mirë pasi disa basketbollistë refuzuan të shkonin dhe disa të tjerë rezultuan pozitivë me koronavirus.

Komento: