Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ‘bëhet’ me liqen!

11:53 | 16 Tetor 2020

Reshjet e shiut shpesh dinë të shkaktojnë dëme të shumta materiale në Kosovë.

Po ashtu, si pasojë e shiut shumëherë rrugët bëhen të pakalueshme.

Keq e pësoi edhe rruga tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, e cila pas reshjeve të shiut, u shndërrua në një ‘liqen’.

Në një fotografi të publikuar në faqen e cila është nën administrimin e qytetarëve prishtinas dhe ku raportohen të gjitha parregullsitë në kryeqytet, “Vrojtuesit e lagjes”, shihet se si tek pjesa te ura është mbledhur një sasi e madhe e ujit.

Me ironi, kjo fotografi u përshkrua si “Liqeni Stacioni i Autobusëve”.

Ky është postimi i plotë:

Komento: