Stafi mbështetës në QKUK sot mbajnë protestë, nuk iu ndanë 300 eurot e premtuara

09:00 | 30 Shtator 2020

Nuk iu ndanë 300 eurot e premtuara, në QKUK stafi mbështetës mbajnë sot protestë.

Për mos marrje të shtesave prej 300 euro, personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK do të mbajë sot protestë.

Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 10:00 të mëngjesit para SHSKUK-së.

Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

Komento: