Stano i lidh zhvillimet e fundit me Planin e Rritjes: Frikësohemi se autoritetet në Prishtinë mund të mbesin jashtë

14:39 | 07 Shkurt 2024
stano:-po-e-analizojme-dhe-po-kerkojme-shpjegime-nga-kosova-se-pse-vendosi-ta-ndaloje-perdorimin-e-dinarit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot ka thënë se Kosova dhe Serbia mund të mbesin jashtë përfitimeve të anëtarësimit në BE për shkak të sjelljeve të tyre.

Në pyetjet e gazetarëve, Stano vuri theksin te Kosova dhe “vendimet e saj të njëanshme” javët e fundit.

“Ne nuk kemi frikë nga një status quo apo ndonjë ngërç. Ne nuk kemi frikë nga asgjë në këtë drejtim. Ne vetëm frikësohemi se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë mund të lihen jashtë përfitimeve nga procesi i anëtarësimit. Sepse fakti që ne po shohim të gjitha gjërat – që përmendet në pyetjen tuaj – dhe ndaj të cilave kemi reaguar në javët e fundit dhe sidomos nga ana e Kosovës – vendimet e njëanshme – që po rrisin shqetësimet tona dhe për mënyrën e sjelljes apo komunikimit që po bëjnë autoritetet në Prishtinë. Kjo krijon frikë nga ana jonë që Kosova mund të mbesë jashtë dhe të mbesë prapa”.

Stano tha se kryediplomati Borrell dhe emisari Lajçak po vazhdojnë punën e tyre me partnerët në rajon dhe ata ndërkombëtarë që të nxisin palët që të bëjnë hapa që i lejojnë ato të procedojnë tutje.

“Dialogu po vazhdon dhe ne po vazhdojmë të punojmë që të shtyjmë këtë proces përpara, ti ndihmojmë palët që më në fund të nisin e të sillen me konstruktivitet që ata të mund të lëvizin përpara”.

Ai tha se duhet të ketë progres në zbatimin e marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel e Ohër.

Komento: