Statistikat që çuan në shkarkimin e Solskjaerit

12:40 | 21 Nëntor 2021

Statistikat katastrofale të United që çuan në shkarkimin e Solskjaerit.

Manchester United gjatë të dielës së sotme ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer.

Manchester United ishte në një krizë të thellë rezultatesh, duke regjistruar katër humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” pozicionohen momentalisht në pozitën e shtatë me 17 pikë të mbledhura pas 12 xhirosh, por disa statistika nga ‘OptaJoe’ tregojnë edhe më qartësisht krizën e United në të cilën ndodhet në të vërtetë.

17 – Manchester United ka fituar vetëm 17 pikë në 12 ndeshjet e para të ligës këtë sezon; starti i tyre i dytë më i keq në një sezon në Premier Ligë përpara vetëm 2019-2020 kur ata kishin 16 pikë, gjithashtu nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjær.

21 – Në 12 ndeshje të sezonit të Premier Ligë, Manchester United ka pësuar 21 gola; ata kurrë më parë nuk kanë pranuar më shumë në këtë fazë të një sezoni në kompeticion.

14 – Manchester United është në një seri aktuale prej 14 ndeshjesh radhazi në shtëpi pa një portë të paprekur; vetëm një herë në historinë e tyre “djajtë” kanë pasur një ecuri më të gjatë pa një portë të paprekur në shtëpi, midis prillit 1958 dhe marsit 1959 (21).

Solskjaer u largua si trajner i United pas 165 ndeshjeve në shërbim, ku kishte 91 fitore, 40 humbje dhe 34 barazime.

Komento: