Blerand Stavileci, ka reaguar ndaj Hekuran Muratit.
Zyrtari i lartë i PDK’së, Blerand Stavileci, e ka krahasuar Ministrin e Financave, Punës dhe Trasnfereve me ish-ministrin Aleksander Jabllanoviq.
Këtë krahasim, Stavileci e ka bërë pasi u rikthye një postim i Muratit për veteranët e UÇK’së, që e kishte bërë në vitin 2016, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai ka kërkuar “përzënien dhe poshtnimin” e Muratit.“Hekurani a Jabllani, cili viran ma zi e bani? Njani ofendoi nanat shqiptare, tjetri krenarinë shqiptare – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo shkarkim, po përzanie dhe poshtnim”, ka shkruar Stavileci.