Stoltenberg i bën thirrje Kurtit e Vuçiqit t’i zgjidhin edhe çështjet tjera

18:19 | 28 Gusht 2022

Kosova dhe Serbia dje kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur marrëveshjen Kosovë – Serbi për kalimin e lirë nëpër kufi.

Stoltenberg i ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq që t’i zgjidhin edhe çështjet tjera, duke ua kujtuar se NATO dhe KFOR-i mbesin vigjilentë, raporton Gazeta Express.

“E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Unë i inkurajoj presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti që t’i zgjidhin çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik”, shkroi ai në Twitter.

“NATO-KFOR mbesin vigjilentë”, shtoi Stoltenberg.

Komento: