Strakosha me Koronavirus? Reagon vëllai i portierit

11:22 | 26 Maj 2020

“Strakosha me Koronavirus”, reagon ashpër vëllai i portierit kuqezi.

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është shprehur se portieri i Lacios, Thomas Strakosha nuk ka pësuar dëmtim në stërvitje siç është thënë, por ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Mesa duket ky lajm nuk është aspak i vërtetë, teksa ka sjellë edhe reagimin e portierit shqiptar.

Dimitris Strakosha nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Brambatit, duke thënë se duhet t’i vijë turp që thotë gënjeshtra dhe nëse nuk do ishte për shkak të moshës së madhe do e kishte paditur për informacion të rremë.

“Duhet të keni turp për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit shqiptar.

Komento: