Strategjia e Romës për ta transferuar Granit Xhakën

08:59 | 09 Korrik 2021

Patricio afër zyrtarizimit, tani strategjia e Romës është nënshkrimi i Xhakës

Rui Patricio do të jetë lojtari më i ri i Romës.

Sipas “Gianlucadimarizio.com”, Roma është në fazën finale të transferimit të Rui Patricios.

Jorge Mendes dhe “Giallorossët” janë në fazat e fundit të transferimit, pasi Pau Lopez u transferua tek Marseille.

Tani, stretegjia e Romës është që të marrin Granit Xhakën nga Arsenali, por Roma po pret në mënyrë që Arsenali ta ulë çmimin e tij, transmeton lajmi.

Në fakt, Roma ka arritur marrëveshje personale me kapitenin e Zvicrës, por marrëveshja me Arsenalin ende nuk është arritur.

Pas Rui Patricios, Xhaka mund të jetë transferimi i radhës për “Giallorossët”.

Komento: