Studentët ndërpresin ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual

10:33 | 18 Prill 2024
studentet-nderpresin-ligjeraten-e-profesorit-te-denoncuar-per-ngacmim-seksual

Lëvizja Feministe Studentore të enjten ka ndërprerë ligjëratën e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.

Disa nga përfaqësuesit e kësaj lëvizje nëpërmjet fishkëllimave nuk e lejuan Krasniqin të mbante orën me studentët.

Profesori Krasniqi është denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës është duke e trajtuar rastin. Për herë të parë ky Këshill dje ka mbajtur seancë të hapur dëgjimore, në të cilën shqyrtoi denoncimin e 27 studenteve.

Studentët vazhdimisht po protestojnë para Rektoratit me kërkesën e përjashtimit të menjëhershëm të Krasniqit nga UP-ja.

Komento: