Studim: Qentë mund të nuhasin aromën e koronavirusit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Studim: Qentë mund të nuhasin aromën e koronavirusit

14:01 | 18 Prill 2020

Qentë mund të nuhasin aromën e koronavirusit.

Prej kohësh qeni është konsideruar si miku më i mirë i njeriut, por tani duket se mund të ndihmojë edhe në luftën kundër koronavirusit, duke nuhatur sëmundjen.

Ky fakt u zbulua nga studimi i kryer nga një grupi studiuesish britanikë të London School of Hygiene and Tropical Medicine dhe Detection Dogs dhe Durham University, të cilët po përgatiten për të trajnuar qentë intensivisht, në mënyrë që ata të jenë gati për gjashtë javë.

Qentë tashmë janë në gjendje të zbulojnë sëmundje të tilla si diabeti, Parkinsoni dhe madje edhe kanceri, dhe tani për virusin e rrezikshëm shihen si dritë shprese.

Profesor James Logan, një nga drejtuesit e studimit thotë se të dhënat flasin se qentë mund të nuhasin Covid-19, por duke qen në fazë fillestare nuk dihet nëse ka një aromë specifike, shkruan noa.al. Nëse kjo gjë do të funksionojë, studiuesit thonë se qentë mund të testojnë deri në 250 persona. Po ashtu synimi është që qentë të identifikojnë edhe të infektuarit pa shenja të viusit.

Komento: