Studimi i fundit alarmoi të gjithë: Më shumë keni gjasa të infektoheni në shtëpi se sa jashtë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Studimi i fundit alarmoi të gjithë: Më shumë keni gjasa të infektoheni në shtëpi se sa jashtë

19:55 | 22 Korrik 2020

Një studim thotë se njerëzit kanë më shumë gjasa të infektohen në shtëpi se sa jashtë.

Studiuesit koreano-jugorë arritën në përfundimin se njerëzit kishin më shumë të ngjarë që të infektoheshin me COVID-19 brenda shtëpisë, se sa nga kontaktet jashtë saj.

Studimi u publikua në qendrën amerikane për Kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) më 16 korrik dhe zhvilloi kërkime të detajuara në 5706 pacientë, të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 dhe më shumë se 59 mijë persona që patën kontakt me ta.

Rezultatet treguan se vetëm dy nga 100 persona të infektuar e kishin marrë virusin nga kontaktet jashtë-shtëpisë, ndërsa një në 10 e ka marrë sëmundjen nga personat në familjet e tyre.

Sa i përket grupmoshave, përqindja e infeksionit brenda shtëpive ishte më e lartë kur rastet e para të konfirmuara ishin adoleshentë ose njerëz në moshat 60-70 vite.

Sipas studiuesve kjo ndodh sepse këto grupmoshat rrinë më shumë në kontakt me familjet e tyre, pasi kanë më shumë nevojë për mbrojtje.

Kurse fëmijët deri në 9 vjeç kishin më pak gjasa që të infektoheshin nga koronavirusi.

Gjithashtu fëmijët më COVID-19 kishin më shumë gjasa që të ktheheshin në asimptomatikë krahasuar me të rriturit, duke e bërë të vështirë identifikimin e rasteve brenda grupit.

Komento: