Suarez – Juve, ky është lajmi i fundit

17:15 | 18 Shtator 2020

Ende nuk quhet i dështuar transferimi i Suarez në Juventus.

Sulmuesi uruguaian nuk ia ka mbyllur ende dyert kampionit aktual italian, edhe pse më shumë ka gjasa të qëndrojë në Barcelonë

Transferimi i Luis Suarezit në Juventus mund të ndodhë ende.

Sulmuesi uruguaian qëndroi në Itali të enjten për provime të gjuhës italiane, pasi ai po planifikon ta marrë pasaportën italiane.

Edhe pse Juventusi e ka bërë të vetin Edin Dzekon, nuk përjashtohet mundësia që edhe Suarez të përfundojë tek “Zonja e Vjetër”.

I pyetur nga mediat italiane nëse ekziston ende mundësia që t’i bashkohet Juventusit, ai është përgjigjur: “Po, ka mundësi”.

Suarez është duke e kaluar vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të lëvizë nga “Camp Nou” para 5 tetorit, kur do të mbyllet afati kalimtar.

Komento: