Suarez pendohet për atë qe e bëri në Camp Nou, ka një premtim për tifozët e Liverpoolit

14:38 | 07 Maj 2019

Luis Suarez ka premtuar se nëse shënon nuk do të festoj para tifozëve të Liverpool.

Luis Suarez u fishkëllye në ndeshjen e parë në mes të Barcelonës dhe Liverpoolit, pas golit që shënoi në Camp Nou.

Skuadra katalonase fitoi 3-0 ndaj asaj angleze para një jave, gjersa sulmuesi uruguaian u vërshëllye për festën e tij.

Por, Suarez u ka premtuar tifozëve të Liverpoolit se më nuk do të ndodhë një gjë e tillë, pasi ka respekt për ta dhe kohën që ka kaluar në Anfield.

Festa e Luis Suarez në momentin e golit ndaj Liverpoolit

“Personat që e shikojnë me rregull futbollin, e dinë se sa i rëndësishëm ishte ai golë për mua, por edhe për skuadrën”, tha fillimisht uruguaiani.

“Unë kam shumë respekt për tifozët e Liverpoolit. Unë shënova dhe festova me tifozët e skuadrës.

“Jam falënderues ndaj Liverpoolit, fansave dhe klubit, por që nëse shënoj në Anfield, atëherë nuk do të festoj.”, ka shtuar më tej Suarez.

Komento: