Sulm me armë ndaj autokolonës së presidentit palestinez, Mahmud Abbas

15:35 | 07 Nëntor 2023
sulm-me-arme-ndaj-autokolones-se-presidentit-palestinez,-mahmud-abbas

Një sulm me armë ndaj autokolonës së presidentit palestinez Mahmud Abbas ka ndodhur mesditën e së martës.

Një grup i ri i quajtur “Fëmijët e Abu Jandel” mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se i kishin dhënë Abbasit 24 orë për të ndërmarrë veprime për situatën në Gaza dhe për të ndërmarrë veprime kundër Izraelit.

Sipas raportimeve, një nga truprojat e presidentit të Autoritetit Palestinez u plagos gjatë të shtënave.

Sulmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht./FrontOnline/

 

Komento: