Sulm me armë në një shkollë në Gjermani, plagoset një nxënës

16:03 | 09 Nëntor 2023
sulm-me-arme-ne-nje-shkolle-ne-gjermani,-plagoset-nje-nxenes

Të paktën një nxënës u plagos sot në një sulm me armë në një shkollë në qytetin Offenburg. Sipas autoriteteve një nxënës qëlloi mbi një tjetër.

Berliner Morgen Post raporton se ekipet e shpëtimit i kanë ofruar ndihmën mjekësore nxënësit të plagosur.

Raportohet se mbi shkollë janë duke fluturuar katër helikopterë të policisë gjermane.

Sipas Bild, dhjetëra policë kanë rrethuar shkollën, kurse nxënësve të frikësuar nuk u është lejuar të largohen.

“I dyshuari është arrestuar në kuadër të operacionit të masave të gjera në shkollë e Offenburgut. I dyshuari është një nxënës i kësaj shkolle”, tha policia.

Për shkak të shtënave, autoritetet kanë bllokuar zonën përreth shkollës./FrontOnline/

 

Komento: